Për ne Profil

Për ne Profil

MultihemMultihem është kompani e mesme, me vendndodhje në Strumicë, Maqedoni. E formuar në vitin 2002 nga ana e Stojan Ivanovit (drejtor ekzekutiv) dhe vëllait të tij Kiril Ivanovit (drejtor teknik). Qysh prej fillimit, kompanija është plotësisht e specializuar për prodhimin e detergjentëve të lëngshëm për pastrim si Marka Private (Private Label) me (deri tani) 5 klientë, të gjithë me vendndodhje në rajonin e ish Jugosllavisë. Klientët janë zinxhirë supermarketesh dhe kompani shpërndarëse.

Multihem është e pajisur me kapacitet prodhues të specializuar, me pajisje moderne, laborator dhe hapësirë magazinimi me kapacitet për prodhimin e produkteve dhe paketimeve të ndryshme. Kapaciteti efikas i prodhimit i kombinuar me çmime më të ulta sesa ato në tregjet e huaja të burimeve lokale dhe krahut të punës, na mundëson të shesim me çmime shumë konkuruese. Gjatë viteve kompanija jonë ka treguar rritje të qëndrueshme në vëllim e shitje dhe pozitë të qëndrueshme financiare.

Që nga dita e parë e funksionimit, Multihem synon të prodhojë produkte me cilësi të lartë dhe tu ofrojë klientëvë të saj një shërbim cilësor. Për shkak të produkteve tona cilësore, fleksibilitetit, besueshmërisë, ndershmërisë, respektit për mjedisin, arritëm të fitojmë besimin e shumë kompanive të rëndësishme – kliente tonat.

Vlera
  • Fokus pa kompromis ndaj kualitetit;
  • Partner i denjë i klentëve tanë me përgjigje ndaj të gjitha kërkesave të tyre;
  • Shpirt sipërmarrës me cilësi inovative;
  • Punonjës krenarë për punën e tyre dhe kompaninë;
  • Kujdes për mjedisin në të cilin punojmë.
Përparësi kryesore
  • Fokus ndaj prodhimit cilësor dhe kujdesit ndaj klientit. Zbatojmë një sistem drejtimi me cilësi të bazuar në standartet ISO. Ne jemi të çertifikuar me ISO 9001.
  • Kemi kapacitet të brendshëm për vlerësim dhe zhvillim të formulimeve të produkteve. Kimistët tanë kanë bashkëpunim të ngushtë me furnizuesit e lëndës së parë dhe kimikateve.
  • Jemi të aftë për mbështetje dhe këshillim të klientëve tanë në formulimet e produkteve, përzgjedhjen e aromave, llojit të paketimit dhe dizajnit të etiketës (bashkëpunojmë me dizenjues të talentuar dhe me përvojë). Së bashku me klientin krijojmë një koncept produkti të fortë dhe unik.
Mision

Misioni ynë në Multihem është të krijojmë produkte me cilësi të lartë, të cilat do ta fitojnë besimin e klientëve tanë dhe plotësisht do ti kënaqin pritshmëritë e konsumatorëve.

Vizion

Vizioni ynë në Multihem është të shndërrohemi në një nga top kompanitë e mesme për prodhimin e detergjentëve nën Markat private.