Politika e cilësisë

Politika e cilësisë

MultihemNe, personeli i Multihem jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj. Vazhdimisht ofrojmë ndihmë dhe mbështetje, para dhe mbas krijimit të produkteve. Besojmë se vetëm me produkte cilësore, punë krijuese dhe besueshmëri, mund ta fitojme besimin e klientëve.

Që nga formimi ynë, cilësia është prioriteti ynë numër një. Për ti arritur qëllimet që i kemi vënë vetes përshtatemi sipas nevojave të klientëve tanë, ndjekim zhvillimet teknike dhe kulturore, zbatojmë formula dhe metoda të ndyshme. Aktivitetet tona prodhuese janë të pajisura me çertifikatë ISO.

Si pjesë e Multihem-it funksionon dhe departamenti i zhvillimit, i cili i ndjek dhe zbaton formulimet më të reja në prodhim dhe si rezultat i hulumtimeve të vazhdueshme të këtij ekipi, ne zbatojmë formulat tona në prodhimin e produkteve të ndryshme.

Ekipi i kimistëve i cili punon në laboratorin për kontrollin e cilësisë si pjesë e Multihem-it, është krijuesi numër një i produkteve tona me cilësi të lartë. Qëllimi i tyre kryesor është kontrolli i rreptë i cilësisë dhe zbatimi i standarteve ISO.

Procesi prodhues në Multihem zhvillohet në një fabrikë tërësisht të pajisur me proces të automatizuar të mbushjes dhe paketimit të shpërndarë në një sipërfaqe prej 2000 m2. Prodhimi bazohet në një proces të plotë që nga krijimi i produktit nga lënda e parë bazë deri tek produkti final në paketim modern.

Brenda Multihem-it punon dhe funksionon “MULTIHEM-AMBALAZH” repart për prodhimin e ambalazheve. Kjo u mundëson klientëve tanë të zgjedhin formën e ambalazhit të produktit. Pasi bëhet përzgjedhja, Multihem krijon matricën vetëm për atë ambalazh (shishe), e cila do të jetë unike vetëm për këtë klient.